Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e cila udhëhiqet nga ai po përmbushë të cilat i kanë dhënë për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se sot janë ndarë 87 milionë euro për biznese dhe qytetarë.
None found
Po ashtu Hoti njoftoi se ditët ne vijim fillon shpërndarja e 60 milion eurove si subvencion për koston e pagave për bizneset, ku mjetet do të iu ndahen në bazë të numrit të punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019, transmeton lajmi.net.
Ky është postimi i tij i plotë:
🟢 #rimekembja po ndodhë! 🙏
Sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.
🔵 87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë.
Në ditët në vijim fillon shpërndarja e:
✅ 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019.
Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:
✅ 7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor
✅ 12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi
✅ 1 mil euro për ndërmarrësi
✅ 1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare
✅ 2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
✅ 1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal
✅ 1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve
✅ 1 mil euro për promovim të punësimit të grave
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…