Categories: Uncategorized

Hoti: Dialogun me Serbinë do ta kryesoj unë

Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë.

Kështu ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, derisa ka shtuar se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialgoun me Serbinë.

Të lidhura

None found

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.

Krahas kësaj në mbledhjen e ekzekutivit u votua “Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa i përmendur emrat e tyre.

I pari i qeverisë komentoi edhe shfuqizimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij shumë shpejtë do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për t’i proceduar bë Kuvend.

“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Kabineti qeveritar morri vendim edhe për sistemimin e përkohshëm strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit, derisa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Evropiane.

Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme.

të fundit

Milani i Maldinit, Kakës dhe Shevchenkos: skuadra e jashtëzakonshme që mbeti pa Ligën e Kampionëve

Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…

2 minutes ago

Të pandehurit për shpërthimin në kanalin “Ibër-Lepenc” mohojnë sërish fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…

4 minutes ago

Tahiri i bën thirrje Qeverisë të reflektojë: Raporti i Komisionit Evropian nuk është i opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…

5 minutes ago

Gashi mbron Qeverinë: Integrimi në BE mbetet drejtimi strategjik i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…

5 minutes ago

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…

9 minutes ago

Kosova U19 e nis me humbje rrugëtimin kualifikues, Belgjika fiton 2-0

Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e para të kualifikimeve për Euro 2027.Dardanët…

15 minutes ago