Kombëtarja e Kosovës U19 pësoi humbje 2-0 ndaj Belgjikës në takimin hapës të kualifikimeve për Euro 2027.
Ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku garon në Grupin A2, ku bëjnë pjesë edhe Skocia e Kazakistani. Belgjika shfaqi epërsi në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi deri në pushim.
None found
Mundësia më e mirë para përfundimit të 45 minutave iu paraqit Mohammed El Adfaouit në minutën e 10-të, por ai nuk arriti ta shndërronte penalltinë në gol dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.
Pas pushimit, Kosova paraqiti lojë më të mirë, megjithatë Belgjika ishte më efikase dhe realizoi dy herë. Naim Amengai shënoi në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 49-të.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat deri në fund, rezultati 2-0 mbeti i pandryshuar.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U19 do ta zhvillojë kundër Skocisë më 14 nëntor, ndërsa më 17 nëntor do të përballet me Kazakistanin. Të gjitha takimet luhen në Skoci.
Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…
Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…