Categories: Uncategorized

Heqja e taksës i hap rrugë dialogut Kosovë-Serbi

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë pezulluar, e rifillimin e dialogut mes dy shteteve e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Por pavarësisht thirrjeve të shumta që iu janë bërë Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tryezën e bisedimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. E gjërat janë komplikuar edhe më shumë me vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës.

Taksa e cila është vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018, pritet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë, politik, ekonomik dhe tregtar me vendimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.

Të lidhura

None found

Kurti ka deklaruar se tarifa 100 % ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitet, dhe se kjo tarifë do të hiqet posa të vendoset reciprociteti.

Por a do t’i kthehet Beogradi bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së taksës?

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson së procesi i negociatave mund të rifillojë në qoftë se Serbia nuk vendos kushte tjera.

“Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës prej 100% ndaj produkteve të Serbisë, në momentin e tërheqjen së kësaj mase atëherë Serbia mund të rikthehet në tryezën e diskutimit nëse nuk vendos kushte të tjera siç mund të jetë kushti për tërheqjen e masave reciproke, të cilat mund t’i vendosë pala kosovare kundrejt Serbisë”, ka thënë Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafi.

Krasniqi pohoi se pala kosovare duhet të jetë e përgatitur dhe të ketë transparencë në procesin e bisedimeve.

“KDI ka kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë një strategji të mirëfilltë të dialogut, të ndërtoj një konsensus të gjerë politik dhe që rreth këtij procesi të ndërtohet një qasje unike e cila mbështet nga institucionet e vendit.

Gjithashtu KDI ka kërkuar që të ketë një strategji lobuese për strategjinë e Kosovës për dialogun në mënyrë që të shtyhet përpara interesi i shtetit të Kosovës në këtë proces. Është më se e nevojshme që pala kosovare të jetë mirë e përgatitur lidhur me temat të cilat do t’i adresojë në kuadër të këtij procesi duke pasur propozime konkrete dhe jo duke pritur nga të tjerët që të ofrojnë propozime për Kosovës. Duhet të ketë transparencë rreth këtij procesi, llogaridhënie ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”, potencoi ajo.

Gjithashtu, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ka thënë se vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë do t’i hapë rrugë dialogut Kosovë-Serbi.

“Vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë, padyshim se do t’i hapte rrugë dialogut Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, imponimi i parimit të reciprocitetit është vendim i cili krijon mundësi për manovër politike sepse reciprociteti bazohet në mirëbesim mes shteteve. Me fjalë të tjera është vendim i pranueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për dallim nga tarifat doganore, reciprociteti nuk është vendim arbitrar dhe do të vendos presion në anën e Serbisë”, ka deklaruar Xhambazi për Telegrafin.

Ndryshe, ndaj zëvendësimit të taksës 100 për qind me reciprocitet ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.

Ndërsa në anën tjetër, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

6 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

6 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

7 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

7 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago