Categories: Uncategorized

Berlini i prerë, kërkon heqjen e menjëhershme të taksës

Njëjtë sikurse SHBA’ja, një vendim për heqje të menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do ta mirëpriste edhe qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, cila gjatë vitit të kaluar kishte udhëhequr përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Kështu i ka thënë Gazetës Express një zëdhënës i Qeverisë Federale duke thënë se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për rifillimin e negociatave.

Krijimi i institucioneve të reja në Kosovë që erdhi si rezultat arritjes së marrëveshjes politike LVV-LDK, ka aktivizuar edhe shtetet e fuqishme perëndimore të cilat synojnë dhe kërkojnë rinisje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkon nga qeveria Kurti që taksa të hiqet menjëherë, ndërkohë kundërshton idenë e kryeministrit Kurti për zëvendësimin e tarifës 100 % me reciprocitet.

Heqjen e menjëhershme të taksës e parapëlqen edhe Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga qeveria e Merkel thuhet se qëndrimi gjerman mbetet i pa ndryshueshëm dhe se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës më qëllim të rinisjes së dialogut.

“Pozicioni ynë mbetet i pa ndryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhershme të taksës 100 % që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Për qeverinë e Merkel një vendim i tillë për heqje të taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të ishte një veprim shumë i rëndësishëm për të rinisur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Ndërkohë nga zyra e Merkel nuk kanë dhënë ndonjë koment sa i përket deklarimeve të Kurtit se do të heqë taksën sapo të vendoset masa e reciprocitetit, përveç atij se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës.

Megjithatë pritet të shihet nëse Albin Kurti si kryeministër do të ndryshojë qëndrim lidhur me modalitetin se si do të hiqet taksa. A do të merret një vendim i menjëhershëm apo do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij se do ta heq taksën sapo të vendoset reciprociteti.

Gjatë kësaj fundjave kryetari i Qeverisë së Kosovës do të qëndrojë në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Siguri, e ku do të marrë pjesë në një panel të përbashkët diskutimi me Vuçiqin, ndërkohë me shumë gjasë do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të fuqive perëndimore që do të qëndrojnë në qytetin gjerman.

Përveç kësaj, Kurtin në Berlin e ka ftuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë ende nuk dihet data kur do të realizohet takimi.

të fundit

Protesta në ditën e 20-të: Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqje dhe fishekzjarre

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

38 seconds ago

Protesta kundër femicidit mbahet për të pestën natë radhazi

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

2 minutes ago

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

17 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

24 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

26 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

26 minutes ago