Categories: Uncategorized

Haradinaj i nxjerr sekretet Ramës: Më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi Tiranën zyrtare se e ka detyruar të paguajë tarifa rrugore edhe gjatë vizitave të tij zyrtare.

Në një intervistë dhënë ta martën televizionit T7 në Prishtinë, ai tha se autokolona e tij është ndalur dhe detyruar të paguajë tarifën rrugore të Shqipërisë, megjithëse ishte nën përcjellje protokollare.

Të lidhura

None found

“Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë.

Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe? Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ministria e Jashtme shqiptare tha se “nuk cenohet siguria sepse autoriteti i nivelit të lartë shoqërohet nga Garda e Republikës.

Nëse ngrihen shqetësime mbi sigurinë e autoritetit atëherë ky shqetësim i përcillet zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kërkohet që Garda e Republikës të rrisë masat e sigurisë në varësi të nivelit të kërcënimit që i kanoset autoritetit të huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme.

Me 15 janar, kryeministri shqiptar Edi Rama, ngriti padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Padia që nxiti shumë reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, shënoi pikën më të lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave që u përplasën shpesh në distancë rreth ideve që u hodhën që në vitin 2018 rreth mundësisë së prekjes së kufijve në procesin e normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama po ashtu u gjet nën kritika të autoriteteve në Prishtinë edhe rreth nismës për krjimin e një mini-shengeni ballkanik, që u kundërshtua nga Kosova./VOA

të fundit

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

13 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

44 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

57 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

1 hour ago