Emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Serbi. Grenell tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Vucic pas takimit se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe nuk do të lëvizin drejt një marrëveshjeje.
Ai theksoi se palët duhet ti thonë çfarë mendojnë dhe çfarë duan dhe SHBA-të do të bëjnë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt. “Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell.
None found
Ai ka theksuar se taksa e qeverisë “Haradinaj” është e papranueshme dhe duhet të hiqet, po kështu, duhet të ndalet fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Presidenti serb Vuçiç reagoi duke thënë se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe tarifave të Prishtinës.
Vuçic ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje finale dhe nëse një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Serbisë integrim në Bashkimin Evropian.
Vuçiç ka thënë se të njëjtën pyetje ia ka bërë edhe zyrtarëve të ndryshëm të BE’së dhe gjithashtu edhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, por thotë se nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.
Vuçiç tha se i ka pyetur ata nëse një marrëveshje me Prishtinën, një zgjidhje kompromisi, a do të ishte e mjaftueshme që Serbia të anëtarësohet në BE, dhe asnjë nuk mund ta konfirmonte që Serbia do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Jemi duke pritur një vendim të BE’së, nëse duan që Serbia të jetë pjesë e BE’së apo jo”, ka thënë Vuçiç.
Presidenti serb gjithashtu ka biseduar me ambasadorin Grenell për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi, e cila kalon në destinacionet Fushë Kosovë- Mitrovicë- Nish- Beograd. Grenell tha se linjën e hekurudhave midis Kosovës dhe Serbisë ka një marrëveshje në parim.
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…
Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…
Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…
Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…