Avokati i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga Gjykata Speciale lirimin me kusht të klientit të tij, duke ofruar edhe pesë mijë euro, si garanci.
“Kërkoj lirimin me kusht dhe ne ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që i përcaktohet dhe të raportojnë në policinë e EULEX-it”, tha ai.
None found
Sipas avokatit të Gucatit arsyeja e lirimit me kusht, lidhet po ashtu me problemet me të cilat ballafaqohet klienti i tij përfshirë astmën e problemet me lëvizje.
Në anën tjetër prokurorja Valeria Bolici, tha se paraburgimi i tij është i nevojshëm.
Ajo theksoi se që nga arrestimi kanë ndryshuar rrethanat dhe se i njëjti mund të përsërisë veprat për të cilat akuzohet.
“Paraburgimi i Gucatit mbetet i nevojshëm në këtë fazë duke pasur parasysh se ka rrethana të reja që mund të dalin në dëm të aktakuzës. Ka një element të ri që do të duhej të shqyrtohej prej nesh. Që prej lëshimit të aktakuzës ai është njoftuar për aktakuzat, këtu hyjnë edhe veprat se mund t’i shmanget drejtësisë. Në paraqitjet e tij publike, ai ka thënë se do të publikojë të gjitha materialet që i vijnë në lidhje me punën e Gjykatës. Si rezultatet ekziston rreziku i përsëritjes së këtyre veprave”, tha ajo.
“Kjo përsëritje është arrestuar vetëm përmes arrestimit Zyra e Specializuar njofton se nëse Gucati lirohet do të përsërisë këto vepra. Kushtet që janë parashtruar nga mbrojtësi janë të pabindshme që Gucati të lirohet me kusht”, u shpreh ajo.
Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i…
Lionel Messi ka transformuar mënyrën se si ndikon në lojë në këtë Kupë Bote, me statistika të pabesueshme që tregojnë…
Këngëtarja britanike Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri të nxitura nga një projekt i planifikuar për ndërtimin e banesave luksoze…
Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka nënshkruar një vendim lidhur me standardet…
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e…
Partia Demokratike do të mbledhë sot, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues. Në njoftimin zyrtar të…