Categories: Uncategorized

Gjykata me vendim të ri për Xhavit Halitin e Gani Dreshajn, për sulmin ndaj Arben Gashit (VIDEO)

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj nuk kanë arritur të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, por ata do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë për veprime që kanë kryer në mandatin e kaluar.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta kthejë në shqyrtim kryesor rastin e dënimit me gjobë të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, raporton KTV.Ata ishin dënuar për sulm ndaj Arben Gashit të LDK-së në ngjarjen që kishte ndodhur brenda sallës së Kuvendit më 18 maj të 2018-s.

Të lidhura

None found

Kështu, paneli i udhëhequr nga vetë kryetarja e Themelores, Afërdita Bytyçi ka vendosur që kjo çështje të shkojë në gjykim pas ankesës së avokatit Kujtim Kërveshi, që mbron Halitin.Ai ka thënë se qëllimi i tyre është të provojnë që Prokuroria qysh në fillim, nuk kishte të drejtë të ngriste fare aktakuzë, shkaku se deputetët kanë imunitet për veprimet dhe deklarimet brenda Kuvendit.

Aktvendimi që mban datën 9 janar 2020, e ka anuluar atë paraprak dhe ka vendosur në favor të mbrojtjes së Halitit, ani se ky ishte ankuar edhe më herët, por ajo ishte hedhur poshtë si e pasafatshme.

Por, paneli aktual ka vlerësuar se kolegët e tyre në aktgjykimin e 12 dhjetorit të 2019-s, e kishin llogaritur gabimisht afatin ligjor.“Nga shkresat e lëndës, rezulton se i pandehuri Xhavit Haliti, më 6 nëntor 2019, e ka pranuar aktgjykimin e 14 tetorit me udhëzimin juridik se mund të kundërshtohet i njëjti, në afat prej 8 ditësh nga data e pranimit dhe nga shkresat e lëndës, rezulton se më 13 nëntor, avokati Kujtim Kërveshi ka parashtruar kundërshtim kundër këtij aktgjykimi, pra brenda afatit ligjor”, thuhet në aktvendim.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte kërkuar nga Gjykata shqiptim të urdhrit ndëshkimor, pra vetëm dënim me gjobë, e të mos shkohet fare në gjykim kryesor.Ish-deputetët, Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj, janë dënuar me nga 1 mijë e 250 euro gjobë për veprën penale ‘sulm’.12 ditë më parë

të fundit

Teknologjia kineze mund të përdoret në deri 75 për qind të modeleve të ardhshme evropiane të “Volkswagenit

“Volkswageni” po e shqyrton seriozisht mundësinë që deri në 75 për qind e modeleve të saj të ardhshme evropiane të…

8 seconds ago

Honda zbulon gjeneratën e re të hibrideve dhe platformën modulare

Honda ka dhënë një vështrim të parë mbi disa modele të reja hibride që pritet të lansohen nga viti 2027,…

31 seconds ago

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, paga e papaguar sjell vendimin e papritur

Rey Manaj është larguar nga Sivasspor [...]Read More...

2 minutes ago

Pothuajse gjysma e qytetarëve në Maqedoni pijnë duhan çdo ditë

Gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni pinë duhan, ndërsa 48.1% pinë duhan çdo ditë, sipas të dhënave nga një…

6 minutes ago

Sarkozy dhe Bruni përballen sërish me gjyqin, nën akuzat për ndikim te dëshmitarët dhe mashtrim

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni, do të përballen sërish me drejtësinë franceze. [...]Read More...

8 minutes ago

Mendoi se kishte dhimbje menstruale, 28-vjeçarja lindi vajzën në vaskë pa e ditur se ishte shtatzënë

Një ngjarje e pazakontë ka ndryshuar brenda pak minutash jetën e një 28-vjeçareje nga Illinois, në Shtetet e Bashkuara të…

8 minutes ago