kosovë

Sulmoi deputetin shqiptar, dënohet me 1 mijë euro gjobë kolegu i tij. Nëse nuk paguan, rrezikon burgun!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, i cili akuzohet se ka sulmuar kolegun e tij të LDK-së, Arben Gashit, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë. Aktgjykimi ndaj Halitit u shpall të hënën nga gjykatësi Driton Berisha. Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi. Gykatësi Berisha tha se në rast se deputeti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendësojë dënimin me gjobë në dënim me burgim, duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë. Haliti detyrohet që të paguajë shumën prej 60 eurosh dhe në emër të kompensimit të Fondit për viktima shumën prej 20 euro.

Gjithashtu, gjykatësi Berisha bëri të ditur se detajet mbi dënimin e Halitit do të jepen pas përpilimit të aktgjykimit. Më 16 janar 2024, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama e ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, avokatit Kujtim Kërveshi, për përjashtimin e gjykatësit Driton Berisha nga rasti ku Haliti akuzohet për sulm ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, që kishte ndodhur në maj të 2018-ës.

Të lidhura

None found

Ky rast ishte gjykuar nga gjykatësja Sulltane Hoti, mirëpo pas kalimit të saj në Departamentin e Krimeve të Rënda, tani gjykohet nga gjyqtari Driton Berisha. Në tetor të 2019-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë sipas urdhrit ndëshkimor, i kishte dënuar me nga 1 mijë e 250 euro gjobë deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti (për “Sulm”) dhe ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj (për “Kanosje”), të deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Për Dreshajn, gjyqtari Berisha tha se e ka pranuar urdhrin dhe ka bërë kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme për ta zënë afatin për kundërshtim, por bazuar në shkresat e lëndës, nuk ka vendim për atë kërkesë nga gjyqtarja Hoti.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin- tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks. Me këtë, Haliti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërsa, deputeti Gani Dreshaj thuhet se po të njëjtën ditë, me dashje, e kishte kanosur deputetin Gashi me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”.

të fundit

Rruga e Durrësit si “fushë-betejë”/ Protestuesit nuk dorëzohen, hedhin gurë në drejtim të efektivëve! Drejtori i Policisë Skënder Hita zbret në terren

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…

8 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndan mbi 1.8 milion euro për Luginën, Kamberi denoncon pengesat e Serbisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, në mbështetje…

8 minutes ago

Benoit Trémoulinas synon rikthimin te Bordeaux pas gjashtë vitesh pension dhe një dekade jashtë fushave

Pas tri operacioneve në gju dhe tërheqjes nga futbolli në vitin 2019, ish-mbrojtësi i Francës, Benoit Tremoulinas, synon një rikthim…

9 minutes ago

All-day school in North Macedonia: Classes from 8:00 to 16:30

Në Maqedoninë e Veriut pritet të aplikohet koncepti i ri në arsim, sipas të cilit nxënësit do të qëndronin në…

11 minutes ago

Sasho Klekovski’s asset declaration: Apartments in Skopje, business shares and mortgage loan

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar gjendjen e pasurisë të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.Të dhënat zyrtare…

12 minutes ago

ASH: Constitutional amendments must be adopted immediately; Europe’s future cannot be built on fear of the past

Ukraina e cila çdo ditë por përballet me bomba dhe shkatërrime, megjithatë edhe përkundër kësaj por ecën me guxim drejt…

12 minutes ago