Categories: Uncategorized

Gjendet i vdekur edhe fëmija i dytë që ra në pus në Milloshevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e dy fëmijëve të cilët humbën jetën në një pus në Milloshevë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar gjithashtu se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.

Ai ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijë kishin hyrë në pus, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

Të lidhura

None found

Kelani po ashtu ka treguar se fëmija i parë është nxjerrë nga një fshatar, por fatkeqësisht ndihma e parë e dhënë nga ai dhe policia e Kosovës nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën.Ai gjithashtu ka treguar se fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeçar dhe të njëjtit kanë lidhje familjare ose miqësie mes veti.“Më lejoni që në emër të policisë së Kosovës t’iu shprehim ngushëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdekjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqe artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqe dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani.

të fundit

Kim Jong-un’s 14-year-old daughter appears at official ceremony, fueling succession speculation

Vajza 14-vjeçare e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur sërish në krah të të atit gjatë ceremonive…

2 hours ago

Moments of Terror in New Mexico: Bungee Ride Rope Snaps, Two Teens Crash into Metal Pole

Momente paniku u regjistruan në një park argëtimi në shtetin e New Mexico, pasi kablloja e një loje të tipit…

2 hours ago

Powerful Wildfire Engulfs Antalya, Strong Winds Fuel Flames

Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të madh pyjor në provincën e Antalias, në jug të Turqisë, ku flakët po…

2 hours ago

Tehran Propaganda Targets Trump Family, Video Threat with Instructions to Eliminate Melania and Barron

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]…

2 hours ago

Tragedy in Michigan: Husband executes wife and six children, burns house and commits suicide

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, i…

2 hours ago

France faces devastating fires and extreme heatwave, temperatures expected to reach 40°C

Zjarret masive që kanë përfshirë rajonin jugperëndimor të Girondës në Francë vazhdojnë të përhapen, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se vala e…

2 hours ago