Categories: Uncategorized

Gashi: Kurti të qëndrojë si kryeministër deri në fund të pandemisë

Avokati Tomë Gashi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të bënte shkelje kushtetuese nëse do t’i jepte mandatin partisë së dytë që të formojë qeverinë.

Ai tha se në këtë situatë duhet që qeveria në detyrë të vazhdojë derisa të shpallen zgjedhjet e reja pas t’i jepet fund pandemisë.

Të lidhura

None found

“Nëse presidenti dëshiron ta respketojë Kushtetutën, nenin 82 atëherë ai nuk ka gjasa të tjera përveç që të shpallë zgjedhjet pasi të kryeht situata me koronacvirusin. Është situatë emergjente dhe krejt bota ka probleme. Kemi pasë situate të njëjta në dy raste”.

“Qerveria e re mund të bëhet nëse presidenti vendos ashtu duke mos e respektuar këtë nen të Kushtetutës. Ajo është shkelje e aktit ligjor dhe shkelja më e lartë e Kushtetutës. Kurti i ka treguar ende pa i bërë këto gabime. Nuk ka çka të bëhet në këtë rast përveç se të dërgohet në Kushtetuese”, tha Gashi në Info Magazine të njofton Klan Kosova.

“Presidenti mund ta shkelë Kushtetutën me dy këmbë dhe nuk ke çka bën, përveçse me e dërguar në Gjykatë. Dikush që është normal e lë qeverinë të veprojë në këtë situatë. Jo me lënë si mëshirë, por sepse ligjet dhe Kushtetuta e obligon presidentin”.

Gashi ka komentuar edhe veprimin e kryeparlamentares që ia ndali mikrofonin deputetit nga partia e saj, Driton Selmanajt, duke thënë se ishte një vepër e qëlluar.

“Bash mirë ja ka bërë. Tepër mirë. Një deputet që s’e respekton tërheqjen e vërejtjes se kryeparlamentares atëherë është dashur të veprohet në këtë mënyrë.

Gashi gjithashtu ka thënë se nuk është e nevojshme që të shpallej gjendja e jashtëzakonshme pasi që janë rreth 8 mijë policë për të mbajtur rendin.

“S’është e nvojshme që FSK të dalë në rrugë sepse s’jemi në situatë të luftës. Kemi armik një pandemi gjithë botërore, FSK nuk mund të luftojë me virusë të tillë. Ne nuk mund të shpallim gjendje të jashtëzakonshme pa miratim të KFOR-it. Ne do ta kishim FSK-në te Ura e Ibrit dhe do të ketë mund tensione”, tha Gashi.

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe…

2 hours ago

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11…

2 hours ago

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”,…

3 hours ago

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë…

3 hours ago

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin…

3 hours ago

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi…

4 hours ago