Categories: Uncategorized

Etem Arifit i refuzohet kërkesa për shtyrje të dënimit me burg

Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar kërkesën për shtyrje të dënimit, deputetit Etem Arifi.

Po ashtu në deklaratë thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë, më anë të aktvendimit të datës 24.06.2020, e ka hedhur si të palejuar kërkesën e të dënuarit për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e obliguar që pas marrjes se vendimit, të paraqitet pranë institucionit korrektues për mbajtje të dënimit.

Të lidhura

None found

“Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të bazuar ankesën e të dënuarit E.A. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 24.06.2020, me anë të cilit atij i është hedhur si e palejuar kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, është vërtetuar. E.A. më anë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 20.04.2018, aktgjykim ky i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit më 20.08.2019, është shpallur fajtor për veprën penale ‘Mashtrim në subvencione’ nga neni paragrafi 3,lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me dënim me burgim prej 1 vjet e 3 muaj”, thuhet në deklaratë.

“Sipas vlerësimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë.

Andaj, duke u bazuar në dispozitat e nenit 20, paragrafi 3 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili përcakton se: ‘i dënuari mund të kërkoj shtyrjen e ekzekutimit të dënimit më së shumti dy herë për cilën do nga arsyet e parashikuar me këtë nen’, dhe duke u nisur nga fakti se i dënuari dy herë më parë e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, e drejta për të kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg tani është konsumuar”, thuhet më tej.

të fundit

Raporti i auditimit zbulon mangësi miliona euro në pasuritë dhe stoqet e Trepçës

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

4 seconds ago

Mickoski: Do të angazhohemi për të gjetur zgjidhje dhe për të mbrojtur punonjësit e kreditorët e Alta Bankës

"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…

3 minutes ago

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…

7 minutes ago

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

8 minutes ago

Qeveria Kurti me 62 vota, Mehmeti beson se mandati mund të përfundojë ndërsa Qaka parashikon rrëzim brenda dy vitesh

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

11 minutes ago

Audit of Hidrodrini finds asset discrepancies exceeding €1 million, calls for prosecutorial investigation

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…

11 minutes ago