Categories: Uncategorized

Erërat e forta në Pejë shkaktuan mbi 500 mijë euro dëme në prona publike

Mbrëmjen e 4 shkurtit Komuna e Pejës me rrethinë u godit nga erëra të forta të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dëme të konsiderueshme pati edhe në rrjetin e elektrik, por edhe në furnizimin me ujë të pijshëm.

Afërsisht dëmet në komunën e Pejës me rrethinë nëpër objektet e pronat publike të komunës janë vlerësuar se kapin shifrën e mbi 500 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, i cili njoftoi se Komuna ka krijuar shtabin emergjent që të merret me problemet që janë shkaktuar nga erërat e forta që e goditen Pejën në dy netët 04 dhe 05 Shkurt 2020.

“Shtabi i ka ndarë detyrat për secilin drejtori dhe ata tani janë duke u marrë me identifikimin e dëmeve të shkaktuara në objektet dhe pronat publike. Sipas informacioneve të para janë konstatuar dëme shumë të mëdha në 9 shkolla të komunës së Pejës, në objekte sportive dhe në projekte bujqësore. Ende nuk kemi kalkulime përfundimtare në aspektin financiar por sipas të gjitha gjasave dëmet në objektet dhe pronat publike (të komunës) e kapin shumën mbi 500.000 euro”, tha Zefaj për Telegrafin.

Por, kjo shifër është nxjerrë vetëm për dëmet e shkaktuara në objektet publike, ndërsa për ato private ende nuk dihen shifrat e sakta, pasi që në Komunë ende janë duke u lajmëruar qytetar të cilët po raportojnë dëmet e shkaktuara nga erërat.

“Drejtoria e emergjencës është duke mbledh informata për dëmet e shkaktuara në sektorin privat dhe biznesor. Ka me qindra lëndë që deri tani kanë mbërri nga ana e qytetarëve dhe bizneseve të cilët raportojnë për dëme të konsiderueshme. Kryesisht dëmet e mëdha janë në çati e shtëpive, stallave, fabrikave dhe punëtorive të ndryshme. Po ashtu ka lëndë të cilat raportojnë dëme në pasuri private si automjete dhe rrethoja”, tha Zefaj.

Madje, sipas tij ka shumë familje të cilat janë të shqetësuara pasi kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

“Shumë familje janë të shqetësuara se jetesa e tyre është e vështirësuar sepse kanë mbet pa kulm mbi kokë dhe kanë frikë se mos po fillojnë të reshurat dhe e vështirësojnë edhe më shumë jetesën e tyre”, u shpreh Zefaj.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago