Categories: Uncategorized

Edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 71 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.878.

Të lidhura

None found

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 210 mostra, prej të cilave 79 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 71 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

71 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Luten tëe gjitha mediat të na ndihmojnë në informimin e gjithësecilit në shpëtimin e jetëve!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

Kosova synon medalje në Zagreb, Luke Davies debuton me ekipin

Prej të premtes deri të dielën në Zagreb të Kroacisë do të mbahet gara Grand Prix e xhudos derisa Kosova…

32 seconds ago

Balla kërkon rikthimin e PD-së në Reformën Zgjedhore: Katër prioritetet dhe kritikat për protestat në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga…

5 minutes ago

Hysaj synon të vazhdojë karrierën në Itali

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj po vazhdon të jetë pa skuadër dhe pritet që për të ardhmen e tij, të…

6 minutes ago

Mospajtime mes Zidane dhe Mbappé, heshtje në Madrid e tension në kampin francez

Marrëdhënia midis yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe Zinedine Zidane, trajnerit të kombëtares franceze, ka parë disa tensione kohët…

6 minutes ago

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen një nënë dhe djali i saj

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…

8 minutes ago

Sara Mila largohet nga SPAK pas pyetjeve për dyshimet për blerje votash: “Politika e vjetër po hedh baltë”

Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për…

9 minutes ago