Categories: Uncategorized

E rëndë, vritet 22 vjeçari në Gjakovë

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Atje ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar me inicialet D.Gj. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se janë shoqëruar për në Polici dy persona si dëshmitarë, derisa një 25-vjeçar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovē është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.

Ai ka treguar se viktima dhe i dyshuari për vrasje kanë lidhje familjare mes veti.

‘Po, janë në relacion familjar por nuk jam i sigurt nëse janë nip e daj apo kushëri (tezak)’, ka thënë Graishta.

të fundit

Sfida e dytë në histori mes dy ekipeve/ Shqipëria zgjedh rivalin pas ndeshjes me Serbinë, miqësorja do të luhet në “Air Albania”

Shqipëria pritet të luajë më 14 tetor një miqësore me Jordaninë, në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë, do të zhvillohet…

9 minutes ago

Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë si këtu, por na duhet goli

Mesfushori Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për…

44 minutes ago

Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit…

Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion…

55 minutes ago

SPAK cakton masën “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, nisin hetimet intensive

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit…

1 hour ago

Vrasja e Agustin Kazës në Bruksel/ Dalin pamjet e autorit të dyshuar, policia belge nis kërkimet (FOTO)

Policia belge ka publikuar për herë të parë foton e autorit të dyshuar të vrasjes së Agustin Kazës, i cili…

2 hours ago

Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT)

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore,…

2 hours ago