Categories: Uncategorized

Thaçi dekreton Hotin për kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.

Ndërkohë, në një konferencë për media, presidenti Thaçi, ka thënë se vendimi për t’i dhënë mandatin për të udhëhequr me qeverinë LDK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja i ka garantuar se e ka siguruar shumicën parlamentare, të mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re.

“Siç edhe jeni të informuar edhe nga konsultimi që zhvillova të mërkurën me liderët e të gjitha partive parlamentare, që përfaqësojnë vullnetin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Të gjitha këto parti, vlerësojnë që Kosova duhet të ketë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Prandaj, pas letrave që i kam drejtuar kryetarit të LDK-së, praktikë e mëhershme drejtuar edhe partisë që ishte e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës, ai konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare. Në përputhje me këtë letër, sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër”, ka thënë Thaçi.

“Prandaj, pavarësisht rrethanave këto veprime politike janë të rregulluara qartë dhe në mënyrë shumë precize me Kushtetutë dhe s’mund t’i konsiderojmë si të jashtëzakonshme. Në ditët në vijim, një qeveri tjetër e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët dhe nga zotimi i dëshmuar sot nga shumica e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Prandaj të gjithë ne, si zyrtarë e politikanë duhet të respektojmë në tërësi këto procedura. Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet e humbet në respektim të plotë të Kushtetutës dhe rendit demokratik. Askush nuk mund të pretendojë që me metoda të tjera, krejtësisht jodemokratike mund ta marrë apo mbajë apo uzurpojë pushtetin. Jam i bindur që Kosova do të kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit”, ka shtuar ai.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

5 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

5 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

5 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

5 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

6 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

6 hours ago