Categories: Uncategorized

Dy të infektuar me COVID-19 në Veri të Kosovës, testet i bëjnë në Serbi

Testet që kanë mbërritur nga Instituti “Torllak” në Serbi kanë rezultuar pozitiv për një person nga Mitrovica e Veriut dhe për një tjetër nga Leposaviqi

Pandemia COVID-19 ka prekur edhe veriun e Kosovës. Dy persona, njëri nga Mitrovica e Veriut dhe një tjetër nga Leposaviqi kanë dalë pozitiv në testët që janë dërguar në Institutin “Torllak” në Serbi.

Të lidhura

None found

Këtë e konfirmuar epidemiologu dr. Aleksandër Antonijeviq, anëtar i Shtabit të Krizës i Mitrovicës së Veriu, shkruan Zëri.info.

“Rezultatet e katër mostrave që i kemi pritur të vijnë në formë të shkruar nga Instituti ‘Torlak’ në kanë arritur sante (e shtune) dhe ato kanë rezultuar pozitiv për dy persona, njëri nga Mitrovica e Veriut dhe tjetri nga Leposaviqi”, ka konfirmuar Andonijeviq, ndërkaq dr. Danica Radomiroviq, shefe e Repartit Infektiv në Qendrën Spitalore të Mitrovicës, ka shtuar se janë dërguar për analiza mostrat edhe të tre personave të tjerë. “Në ndërkohë gjatë ditës së shtunë janë dërguar për analiza në të njejtin lobarator në Beograd edhe mostrat për tre pacientë tjerë, bëhet fjalë për një pacient nga Graçanica, një nga Pasjani dhe një nga Mitrovica e Veriut. Me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndetin Publik Batut, lista me mostra do të zgjërohet në të gjithë pacientët që kanë temeperaturë të lartë dhe ata që janë hospitalizuar për shkak të djegies së mushkërive”, ka thenë Radomiroviq, e cila ka treguar se në rapartin që drejton ajo nuk ka asnjë pacient të infektuar, përveç që pacientëve që me tempertarurë të lartë të trupit dhe të atyre që kanë problem me mushkëri.

E Sipas Shtabit të Krizës në veri të Mitrovicës, të gjithë të prekurit me COVID-19 do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi, pasi që edhe presidenti Vuçiq e edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë siguruar serbët e Kosovës se për trajtimin e tyre do të përkujdeset shteti i Serbisë, i cili ka angazhuar stafin mjekësor dhe stafin tjetër pothuajse në të gjitha mjediset serbe, të gatshëm për t’i transportuar paceientët në Serbi.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i frikësuar se situata do të dalë jashtë kontrollit edhe në mjediset serbe në Kosovë dhe në veri të Mitrovicës, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë ka vendosur që ta zgjasë kohën e karantinës, nga 14 ditë sa ishte deri me tani në 28 ditë.

të fundit

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,…

4 minutes ago

Kina kërkon hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, paralajmërohen hapa të rinj tregtarë me SHBA

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit që të vazhdojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes…

24 minutes ago

Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë

Shqipëria renditet si vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë dhe i 13-ti në botë, me të…

41 minutes ago

Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

Dy prej konkurrentëve për të cilët asnjëherë nuk do të na shkonte nëpër mend se do të kishin një histori…

43 minutes ago

“‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”/ Gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat

Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës, një shqiptar i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar…

56 minutes ago

BE ka vendosur vijën e kuqe për Ballukun/ Ish-ministrja e Integrimit: Anëtarësimi në vitin 2027 i pamundur, ja shkaqet e bllokadës

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI (sot PL), Klajda Gjosha, shprehet se shkaku kryesor i bllokimit të integrimit të…

1 hour ago