Categories: Uncategorized

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 42 raste të dyshuara me koronavirus, derisa 2 prej tyre kanë dalë pozitive.

Sipa IKShPK-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.Komunikata e plotë:

Të lidhura

None found

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 402.384 raste të COVID-19 dhe 17.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.171), Italia (63,927), SHBA (49.594), Spanjë (39.676), Gjermani (31.991), Irani (24.811), Francë (19.856), Zvicër (9.117), Mbretëri të Bashkuar (8.077), Holandë (5.560), Austria (5.010), Belgjikë (4.269), Turqi (1.529), Greqi (743), Slloveni (480), Kroaci (382), Serbi (303), Bosnjë dhe Hercegovinë (154), Maqedoni e veriut (148) , Shqipëri (123) dhe Mali i Zi (29).
Deri me 24 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes raportohet në: Itali (6.077), Spanjë (2.800), Francë (860), Mbretëri të Bashkuar (422), Holandë (276), Gjermani (149), Zvicër (122), Belgjikë (122), Turqi (37), Danimarkë (32), Austri (28), Greqi (20), Hungari (9), Poloni (9), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (4) Bullgari (3), Serbi (3), Maqedoni e veriut (2), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

1 hour ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

1 hour ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

1 hour ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

2 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

2 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

2 hours ago