Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve ekonomike në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA.
Marrëveshja nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.
None found
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutuan dy ditë me radhë me ndërmjetësimin e këshillitarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell për një sërë sektorësh ekonomikë dhe se si mund të tërheqin investime dhe të krijojnë vende pune.
Pjesë e marrëveshjes janë edhe rivendosja e lidhjeve ajrore dhe hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës si dhe kalimi tranzit për qytetarët e të dy vendeve.
“Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona. Ka akoma dallime në qëndrime” – tha presidenti serb, por ai shtoi se zona e unifikuar ekonomike me Kosovën është një “hap i madh përpara”. Edhe Hoti e quajti bashkëpunimin ekonomik si një “hap të madh përpara” për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se të dy udhëheqësit ishin të përkushtuar për të punuar së bashku.
Izraeli pjesë e bisedimeve
Tema të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ishin dhe zhvendosja e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jeruzalem si dhe njohja e reciproke mes Izraelit dhe Kosovës.
Presidenti Donald Trump mund ta reklamojë nënshkrimin e marrëveshjes si një fitore diplomatike të tij përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe është një hap më tej për të nxitur administratën e tij për të përmirësuar pozicionin ndërkombëtar të Izraelit.
“Jam i kënaqur njoftoj për një marrëveshje me të vërtetë historik”, tha Trumpi në prani të Hotit dhe Vuçiqit në Zyrën Ovale. “Gëzohem që të shkoj për vizitë tek të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.”
“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer këtë ndarje duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Kësisoj të dy vendet arritën sukses të madh,” tha Trump.
Vendimi i Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem është një shenjë miratimi ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Administrata e Trumpit e njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në fund të vitit 2017 dhe e zhvendosi atje ambasadën e SHBA në maj 2018 duke u kërkuar edhe vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…