Categories: Uncategorized

Donald Trump ndryshon qëndrimin nga një vit më parë për Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë.

Ndryshe nga letra e datës 15 shkurt 2019 ku Trump thoshte që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të dërgojë në njohje reciproke, në këtë letër, numri një i SHBA-së i ka kërkuar Vuçiçit vetëm normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës.

Sipas presidentit Trump një gjë e tillë duhet të jetë prioritet për Beogradin.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të mbetet një prioritet në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Trump, raporton Kosovo Online.

Siç ka shkruar Trump, Serbia dhe SHBA’të ndajnë të njëjtin vizion që bazohet në bashkëpunim rajonal, forcim të institucioneve demokratike dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve me fqinjët.

Këtë letër presdientit të Serbisë ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey , i cili gjithashtu është shprehur i lumtur për vendimin e Serbisë rreth rindërtimit të lidhjeve hekurudhore, që sipas tij do të lehtësojnë tregtinë dhe investimet.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se është falënderues për përkushtimin e administratës së presidentit Trump, dhe veçanërisht për Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell.

Sipas kreut të shtetit serb, Grenell ka mirëkuptuar nevojat e njerëzve në rajon dhe nevojën për rritjen e standardit të jetës, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago