Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, duke ju thënë LDK’së e Lëvizjes Vetëvvendosje bëjeni më atë marrëveshje të koalicionit.
Ai tha se nëse kjo marrëveshje nuk do të bëhet, deputetët e zgjedhur do të gjykohen si të paaftë, interesgjinjë e cikrrimtarë.“Nëse koalicioni LDK-VV dështon, per të cilin të gjithë ne të votuarit e LDK-së por edhe të VV-së jemi zotuar para secilit qytetar që na besoi, atëherë do gjykohemi si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë jo të denjë për të materializuar vullnetin për ndryshim”, ka shkruar Avdyli.
None found
Deputeti e citoi edhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmanin, e cila po thotë se vullneti qytetar duhet të jetë mbi të gjitha.“Me te drejtë, Vjosa Osmani, vazhdimisht thekson se vullneti qytetar duhet te jete mbi te gjitha, sepse 206.000 votuesit tanë , votuan për ne duke BESUAR në ndryshim, e kundër keqqeverisjes së PAN-it. Çdo kush që mendon ta tjetërsoi këtë BESIM, sdo lejohet, as nga ne e as nga ata 206.000 votues”, ka thënë deputeti.E në fund tha boll ma. Bëjeni atë marrëveshje të koalicionit.
“Koalicioni i territ ,edhe mund bëhet duke shkelur mbi heshtjen e mosveprimin tonë, ndoshta edhe për disa minuta bëjnë marrëveshje për pushtet, por ka ardhë koha me thënë të gjithë ne BOLL MA. Bëne më atë marrëveshje të koalicionit VV-LDK , e tejkaloni interesat e matura me miligram, sepse shteti e Kosova është mbi ne. Sepse ne u votuam për ndryshim të gjendjes, e jo vazhdim të amullisë”, theksoi Avdyli.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…
Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…
Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…