Categories: Uncategorized

Ç’njohja e Kosovës nga Sierra Leone, Kurti thirrje zyrtare Serbisë dhe kërkesa ndaj BE-SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas lajmit se Sierra elone ka tërhequr njëhjen e pavarësisë së Kosovës, duke i kutjuar presidentit të Serbisë vendimin që ka marrë për heqjen e taksës.

Kurti i kërkon Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Të lidhura

None found

“Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, shkruan ndër të tjera Albin Kurti.

Reagimi i plotë

Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.

të fundit

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

5 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

22 seconds ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago