Categories: Uncategorized

Challandes ka një mesazh për tifozët: Qëndroni në shtëpi, do rikthehemi për t’i realizuar ëndrrat tona

rajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dërguar një mesazh për tifozët në këto ditë të vështira të koronavirusit.

Challandes ka kërkuar nga të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, deri në momentin që virusi famëkeq të kalojë.

Të lidhura

None found

Mesazhi i Challandes:

“Përshëndetje popull i Kosovës, shpresoj që të jeni mirë dhe me shëndet të plotë, në këto ditë të vështira, jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën, përfshirë edhe Zvicrën që po përballet me koronavirus.

Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj të ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi, dhe të qetë për sigurinë shëndetësore për ju dhe familjet tuaja.

Ne do të kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj ta luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip, por edhe me kontributin e secilit prej jush.

Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona, së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë kombëtar, që janë disiplina dhe solidarizimi, kështu ne do të fitojmë”.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago