Trajneri i Kosovës Bernard Challandes para ndeshjes me Suedinë ka thënë se ndeshjet e muajit shtator kanë treguar se Kosova e ka ndryshuar mentalitetin e saj dhe se ishte shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj ekipeve si Greqia, Gjeorgjia dhe Spanja.
Ndeshjen ndaj Spanjës, Challandes e ka konsideruar si më të mirën prej se e ka marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës, me ç’rast shtoi se në atë ndeshje Kosova krijoi më shumë raste shënimi.
None found
Challandes në konferencë për medie, të hënën bëri të ditur se Suedia është një kundërshtar shumë i vështirë, një ekip që ka bërë paraqitje të mira në Euro 2020, por se ndaj tyre Kosova duhet të tregojë se çfarë janë të aftë të bëjmë ndaj tyre duke provuar që t’i shkaktojmë probleme dhe t’i konkretizojmë rastet e krijuara.
Ndërkohë që Chaallandes ka folur për ardhjen e re në skuadër Toni Domgjoni për të cilin ka thënë se është një mesfushor modern me shumë cilësi dhe i cili njohët si lojtar që lufton dhe angazhohet shumë dhe do t’i jap shumë Kosovës edhe në fazën ofensive.
Tutje ai bëri të ditur edhe se Astrit Selmani tashmë është pajisur me pasaportë kosovare dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës.
Ndeshja Suedi-Kosovë zhvillohet më 9 tetor me fillim nga ora 18:00. Kosova përveç me Suedinë do të ndeshet edhe me Gjeorgjinë me 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…