Categories: Uncategorized

Çfarë na pret? Epidemiologu: Nëse shfaqet në vjeshtë, koronavirusi do jetë…

Çfarë na pret më tej? Ky është preokupimi i gjithsecilit në këtë betejë me virusin korona. Epidemiologu Isuf Dedushaj thotë se ende nuk mund të thuhet se virusi është në eliminim e sipër. Sipas tij, koronavirusi mund të thuhet se është eliminuar nëse për 14 ditë rresht nuk shfaqen raste të reja.

“Shpresoj që pas datës 18 rastet kanë me qenë të rralla por ne nuk mund të flasim se sëmundja është mënjanuar sepse është në luftë e sipër të eliminohet derisa nuk është në inkubacion së paku prej 14 ditëve që nuk paraqitet rasti te ne por edhe në botë”, shpjegoi ai.

Të lidhura

None found

“Kjo është pandemia më e fuqishme që ka godit botën prej vitit 1957 kur u shpall gripi kinez që është shpërndarë në gjithë botën dhe ka mbyt deri në 4 milionë njerëz.

Ne si Kosovë fatbardhësisht kemi marrë masat shumë herët dhe fati më i mirë ka qenë se para shfaqjes së rastit të parë të sëmundjes janë mbyllur institucionet arsimore dhe fetare”, ”, tha ai për RTV21.

Dedushaj thotë se nëse virusi korona do të rishfaqet në vjeshtë nuk do të ketë agresivitetin e tanishëm.

“Vera ka me qenë e mirë. Vjeshta se di askush, ato janë parashikime që japin ekspertë që edhe unë mendoj se a do të zhduket virusi. Nëse në vjeshtë paraqiten raste të reja dhe në qoftë se virusi ka pësuar mutacione do të paraqiten raste të reja por në forma shumë më të buta, jo kaq agresive siç është tash”, shtoi ai.

Epidemiologu kosovar pret që në të ardhmen virusi të zhduket.

“Unë pres që covid-19 të eliminohet në të ardhmen”, tha Dedushaj.

“Nëse ka me u paraqit kohë pas kohe atëherë ka me e marrë formën e gripit sezonal”, tha ai.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

20 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

22 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

31 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

32 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

32 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

38 minutes ago