Epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa eshte ndalur ne situatën epidemike aktuale nga koronavirusi ne vend, theksoi se per te analizuar atë çfarë po ndodh me virusin në Shqipëri duhen patur parasysh disa pika të rëndësishme, që nga fillimi kur u shfaqën rastet e para të të infektuarve në vend, dhe se si vazhdoi mbyllja e popullatës në muajin mars.alimehmeti
Sipas tij, mbyllja herët e popullatës në muajin mars nuk e la virusin të kishte një ecuri natyrore. Kjo gjë sipas tij, po ndodh tani kur gjithçka qarkullon lirshëm.
None found
Alimehmeti u shpreh ne emisionin “Byro Politike” se virusi ka pësuar mutacion dhe mendohet se tashmë lloji i ri i tij po qarkullon edhe në Shqipëri.
Varianti i ri i Covid, sipas Alimehmetit, nuk duket të jetë më i rëndë se sa varianti i parë i tij.
“Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars.
Kujtoj që Italia e bëri mbylljen pasi kishte 800 të vdekur. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë.
Në mars ishim naiv në këtë drejtim dhe nuk i kishim këto. Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë.
Ka gjasa që të jemi ngjashëm me shtetet e tjera por nuk e kemi këtë matje, por ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë.
Nëse infektohen 100 mijë njerëz, 6 % e 100 mijë njerëzve është 6 mijë vetë, dhe 50 % e 100 vetëve është 50 persona.
Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit”, tha epidemiologu.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…