Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se është caktuar seanca për votimin e qeverisë, raporton Gazeta Express.
Konjufca ka njoftuar se seanca është caktuar për të hënën me fillim nga ora 11:00.
None found
“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë, siç e dini mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt, në orën 11:00. Mbledhja e kryesisë vendosi njëjtë, që të respektohet kjo datë dhe kjo orë që mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, thotë ai.
Kryeparlamentari është shprehur optimist për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike.
“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje, por, unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund ta ndalë krijimin e qeverisë Kurti. E tëra që duhet të bëjmë në është që ta implementojmë zërin e qytetarëve, që ishte zë për ndryshime, për Albin Kurti kryeministër”, deklaroi Konjufca.
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…