Categories: Uncategorized

Çfarë do të bëjë Kurti me tarifën 100% ndaj Serbisë?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostollën ka përmendur edhe njëherë heqjen e masës 100 për qind si dhe reciprocitetin, shkruan Gazeta Express.

“Ne duhet ta ndërtojmë BE-në si vlerë si standard brenda vendit tonë, këtë nuk do ta bëjë BE për neve, ata mund të na ndihmojnë dhe duan të na ndihmojnë, mirëpo, bartës të proceseve, udhëheqës duhet të jemi ne vet, edhe një ditë kur të jemi anëtar të BE-së sado e largët që të duket kjo sot, ne nuk do të shkojmë që të jetojmë në BE por do ta kemi Bashkimin Evropian pjesë të jetës tonë këtu, për shkak se institucionet e shoqëria jonë është avancuar në aspektin e drejtësisë dhe ekonomisë, pra jemi qeveri që e merr përgjegjësinë që nga Kosova që i përket kontinentit evropian ta bëjë një shtet që një ditë i bashkohet BE-së”, tha Kurti para mediave.

I pari i Qeverisë tha se me shtetin serb do të kenë reciprocitet dhe për këtë janë dakorduar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për qasje historike dhe për arsye aktuale, në konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti.

Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60% të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë mbi parimin e reciprocitetit, besoj që edhe ata që janë në opozitë, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por, për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, ka thënë ai.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago