Categories: Uncategorized

Berisha akuzon Ramën dhe Thaçin për tradhëti kombëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për tradhti kombëtare ndaj kryeministrit aktual Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai tha se të dy bashkë janë ideatorë të ndarjes së Kosovës, ndërsa Ramën e quajti edhe argat të Serbisë në nismën e Mini-Shengenit, njofton Klan Kosova.

Të lidhura

None found

“Asnjë kryeministër tjetër shqiptar nuk do të pranonte kurrë të firmoste traktatin e Novi Sadit pa pjesëmarrjen e Kosovës. Tirana u shndërrua nga argat i Beogradit në epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Rama s’la fjalë pa thënë për Haradinajn pse nuk erdhi në Tiranë”.

Derisa Thaçin e quajti “Milidani shqipfolës”, Ramës i tha Zografi bis duke iu referuar një politikani na jugu i Shqipërisë që ishte në shërbim të interesave greke.

“Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme çështjen e Kosovës dhe njohjet e saj. Nëse e merr vendin dhe e shtron në tryezë të operacionit për t’ia ndryshuar kufijtë ti fyen në radhë të parë shtetet që të kanë njohur, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe të tjerët që rrinë në pritje që të zgjidhin problemin e kufijve. Këto janë akte të tradhtisë së lartë kombëtare. Miladini shqipfolës është Thaçi. Zografi bis që donte t’ia jepte Epirin Greqisë është Rama. Po përsëritet historia”.

“Sa herë ka deklaruar Thaçi se ndryshimi i kufijve është ide e imja dhe jo e Beogradit. Millosheviqi ishte që në tërësi ajo që quhej Kosovë i mbetet Serbisë dhe spastroheshin shqiptarët dhe të vinin në rrafshin e Dukagjinit”.

Berisha tha se Edi Rama u bë besëprerës duke e shfrytëzuar Thaçin duke e konsideruar fatmirësi që asnjë tjetër politikan të Kosovës nuk e mori pas tij.

“S’mund të them që Thaçi është tradhtari i vetëm dhe i fundit në Kosova dhe Rama në Shqipëri. Çka kishte Miladini më të keqe sesa Thaçi?”.

“Tradhtari nuk mund ta dojë vendin e tij. Ai ka kryer aktin e tradhtisë së lartë, ka diskutuar për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, kufijtë e saj. Çfarë doni të bëjë më shumë për Kosovën që ta quani tradhtar? Për lëkurën e tij i bënte gjëmën Kosovë duke punuar për Serbinë”.

Berisha në Rubikon tha se gjatë luftës në Kosovë çdo ditë dhe çdo minutë jetonte vetëm për Kosovën.

Sa për marrëveshjen e nënshkruar në Washington, Berisha tha se Kosova dhe Serbia u trajtuan të barabartë, por moratoriumin për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare e pa si lëshim nga ana kosovare.

Pikën për njohje reciproke që iu prezantua Serbisë, ish-kryeministri shqiptar e quajti si matje të pulsit të Vuçiqit nga ana e amerikanëve, për të cilët tha se qysh në fillim u deklaruan për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje reciproke.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

7 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago