Categories: Uncategorized

Apple e vendosi Kosovën në hartë, por jo si shtet të pavarur: Ku qendron “kleçka”

Gjiganti teknologjik amerikan, “Apple Inc.” për herë të parë e ka vendosur emrin e Kosovës në shërbimin e saj të njohur si “Apple Maps”, por jo edhe kufijtë ndërkombëtarë të këtij shteti.

Kërkesa e mbi 197-mijë qytetarëve drejtuar me anë të një peticioni në “Change.org”, duket të jetë marrë parasyshë nga “Apple”, por jo në plotësisht.

Të lidhura

None found

Republika e Kosovës e cila e ka shpallur pavarësinë e saj qysh nga viti 2008-të, vazhdon të shfaqet në “Apple Maps” si pjesë e kufijve ndërkombëtarë të Serbisë ndonëse disa vija të holla dhe të ndërprera ngjyrë gri, i paraqesin kufijt e Kosovës.

Këto vija të ndërprera, me të cilat Kosova paraqitet edhe në “Google Maps”, nuk shfaqin kufijtë ndërkombëtar të një shteti, por “Kufijtë e Diskutueshëm”.

Kjo tregon që “Apple” ende e sheh si të “diskutueshme” shtetësinë e Republikës së Kosovës të cilën e kanë njohur deri tani 115 entitete sovrane, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos kësaj, emrat e qyteteve të Kosovës nuk figurojnë fare në hartë, përveç atij të kryeqytetit, i cili shfaqet në gjuhën serbe dhe i shkruar në alfabetin latin “Gaj” që përdoret nga sllavët në vend të shkrimit në çirilicë. Qytetet e Kosovës shfaqen vetëm në bazë të kordinatave “Latitude” dhe “Longtitude”.

Territori i Kosovës në këtë shërbim të “Apple” vazhdon ende të figurojë si pjesë e Sërbisë dhe për këtë mjafton vetëm një kërkim i qytetit tuaj duke e shtuar pas saj edhe pjesën “, Serbia”.

Shikoni demonstrimin më poshtë:

Në anën tjetër, Megi Cara e cila e ka krijuar peticionin drejtuar “Apple” sot e ka “shpallur fitoren” në “Change.org” duke shkruar se është e lumtur që, sipas saj, “Apple” e ka vendosur Kosovën në hartë.

“Bashkimi e bënë fuqinë. Jam shumë e lumtur të them se Kosova është vendosur në Apple Maps! Faleminderit për mbështetjen!” – ka shkruar ajo.

Kjo shpallje e “fitores” nga Cara bie në kundërshtim me peticionin që kjo e fundit ia kishte drejtuar “Apple”. Aty ajo e konsideronte si “shqetësuese që Kosova nuk po shfaqet në Apple Maps” dhe se “me vështirësi mund t’i shihni kufijtë e saj”, çka realisht nuk ka ndryshuar fare vetëm sa figuron emri i shtetit.

Ky peticion shumë shpejt u shndërrua në një nga temat më të përfolura, dhe nxiti debate të ashpra mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ishte ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ajo e cila në llogaritë e saj në rrjetet sociale i kishte këruar gjigjantit “Apple” që t’i vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartë, duke u ndjekur më pas edhe nga Rita Ora, Ava Max dhe shumë emra të tjerë.

Reagime të ashpra pati nga estada serbe të cilët po mundoheshin ta parqesin këngëtaren shqiptare si nacionaliste dhe nisën fushatën kundër saj.

Përpos kësaj, serbët u bënë bashkë dhe krijuan tri peticione për të mos e vendosur Kosovën në hartë – njërën e krijoi ai që njihet si ‘këlyshi i Putinit’, Boris Malagurski dhe dy të tjerat dy serbë.

Pavarësisht se shumkush po i shpërndanë informacionet kinse “Apple” është dorëzuar ndaj shqiptarëve, një gjë të tillë nuk duket të ketë ndodhur në realitet.

Peticioni i vetëm me të cilin shqiptarët i drejtoheshin gjigjantit teknologjik amerikan, “Apple Incorporation”, është mbyllur dhe ka shpallur “fitoren” duke “u dorëzuar” përballë betejës për paraqitjen e kufijve të plotë të Kosovës, dhe duke iu gëzuar faktit se po figuron vetëm emri “Kosovo”.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

14 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

15 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

16 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago