“Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj…”
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.
None found
Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.
“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, theksoi Cakaj në një postim në Facebook.
Më tej, Cakaj shprehu se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë.
Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas konfirmimit të vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar. Përmes…
Një teknologji e re komunikimi mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon interneti në botë, duke u dhënë mundësi telefonave…
Gjatë fundjavës, qindra protestues marshuan nëpër Londër, duke kërkuar një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të përparuar. Organizatorët, Pause…
«Askush nuk e kupton mekanikën kuantike», tha dikur Richard Feynman me ironi, pavarësisht se ai vetë kishte fituar çmimin Nobel…
Legjenda e futbollit holandez, Rafael Van Der Vaart, ka ripërsëritur bindjen e tij se Donyell Malen ka potencialin për të…
Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te tregtarët në të gjithë vendin, me…