Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Gjithashtu, dënimi me burg me efektiv prej një viti, gjykata e shkallës së dytë ia ka vërtetuar edhe të akuzuarit tjetër, Muharrem Rama.
None found
Kështu, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës.
“A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apelit vlerësoj se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë se akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e veteranëve, duke liruar nga akuzat Agim…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se çdo person ka të drejtë të caktojë një përfaqësues doganor për të vepruar në…
Analisti politik Blerim Burjani e ka cilësuar si kundërkushtetues kushtëzimin e votës për zgjedhjen e Presidentit me votën për nënkryetarët…
Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikave pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Interit, duke këmbëngulur se skuadra e tij…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën dhe reagimet ndaj qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e tij, duke e lidhur pakënaqësinë e…
Një nga komandantët e njohur të luftës së Koshares, Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka reaguar ashpër…