Categories: Uncategorized

“Albin Kurti do të jetë kryeministër ditën e hënë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër ditën e hënë.

Bajqinovci, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se plani i Vetëvendosjes është që të hënën të bëhet qeveria dhe Albin Kurti të jetë kryeministër.

Të lidhura

None found

Ai ka thënë se qeveria do të ndërtohet nga partneriteti LVV-LDK pasi sipas tij kështu ka vendosur elektorati me rreth 430 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se votimi i Glauk Konjufcës është proces i pakthyeshëm dhe sipas tij kërkesa e LDK-së për dorëheqje të tij është joserioze.

“Në ofertën e dytë që në i kemi bërë LDK-së, posti i kryeparlamentarit ka qenë për ta por ata nuk kanë dashur”.

Bajqinovci thotë se tashmë dihet hapur se Agim Veliu është personi më i ngurtë në raport të arritjes së koalicionit LVV-LDK.

“Unë mendoj se Agim Veliu është kundër koalicionit me ne”.

Ai ka thënë se shumica e zyrtarëve të LDK-së e duan koalicionin me Vetëvendosjen dhe sipas tij këtë koalicion e do edhe populli.

Deputeti i LVV-së thotë se personalisht beson se koalicioni do të arrihet deri të hënën.

të fundit

Ujërat e zeza ndotin bregun në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë reagim

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit…

2 minutes ago

Tri perime që mund ta ndihmojnë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më e shëndetshme në verë

Gjatë verës, shumë njerëz synojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral. Përveç kujdesit…

4 minutes ago

Deputeti shqiptar në Mal të Zi mbron Kurtin: Ndalimet janë çështje sovraniteti

Deputeti i Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capuni, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për…

11 minutes ago

Shkupi paralajmëron dezinsektim ajror ndaj mushkonjave në orët e para të mëngjesit

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave…

11 minutes ago

Matura Shtetërore 2026, më shumë dhjeta dhe më pak dështime në Matematikë

Rezultatet e provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.…

17 minutes ago

Dhunë e rëndë në familje në Pogradec, arrestohet bashkëshorti; 73-vjeçarja niset drejt Spitalit të Traumës në gjendje kritike

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e…

28 minutes ago