Categories: Uncategorized

AAK e vensosur për pozitën e presidentit: Partnerët të merren vesh deri në mars

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pretendon që shtetin duhet ta udhëheqë lideri i kësaj partie, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Madje nga kjo parti thonë se është e drejtë kushtetuese që kush do që ka pretendime për këtë pozitë të paraqes kandidaturën.

Të lidhura

None found

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, njëherësh anëtari i Kryesisë në këtë parti, në një intervistë për Ekonomia Online, pret që partnerët e kolacionit të merren vesh për këtë pozitë deri në mars, një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Është e drejtë kushtetuese me konkurruar në fund të fundit do të vendosin ata që kanë 81 vota zgjidhet president. Besoj që deri në mars do të merren vesh. Mirëpo kuptohet që Aleanca ka pretendime për president të vendit”.

Muharremaj theksoi se çdoherë kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në dialogun me Serbinë.

Ai tha se nuk pret shumë nga takimi i 4 shtatorit, duke theksuar se mund të ketë vetëm marrëveshje ekonomike dhe jo përfundimtare.

“Kryeministri i vendit i udhëheq bisedimet dhe e cakton ekipin vet për të marrë pjesë në bisedime. Ne çdo herë kemi qenë që të marrim pjesë në bisedime si parti shtetformuese dhe ta gjejmë një pikë të përbashkët me partitë politike dhe të jemi sa më unik në bisedimet që do të jenë me 4 shtator në Washington”.

“Unë nuk pres shumë nga këto bisedime, ka mundësi të ketë marrëveshje ekonomike, por marrëveshje përfundimtare nuk ka. Kosova atë çka e ka duhet të fitojë, lëvizje të kufijve nuk duhet të ketë, por duhet të merren vesh. Sa ma shpejt që ta kryejmë marrëveshjen me Serbinë më mirë është për shqiptarët të ecim ka zhvillimi ekonomik”.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

të fundit

Tani e di ku prehet”: Motra e Adem Ademit flet pas identifikimit të mbetjeve mortore

Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u…

3 minutes ago

Sulm fatal në Bulqizë/ 53-vjeçari humb jetën pasi u kafshua nga një ari

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas sulmit…

4 minutes ago

Pas aksidentit hekurudhor me 69 viktima, largohet nga detyra ministri spanjoll i Transportit

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor në të…

11 minutes ago

Sveçla njofton identifikimin e mbetjeve mortore të tre shqiptarëve të njohur si “Grupi i Intelektualëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë,…

14 minutes ago

Çerkini reagon për “Bota sot” pas raportimeve për emërimin e tezes së saj në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Emërimi i Lumturie Lipovecit në pozitën e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës është bërë me vendim…

15 minutes ago

PSG-ja shpërthen në Spanjë, katër gola në tetë minuta

Paris Saint-Germaini po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme në Spanjë, duke dëshmuar fuqinë e kampionit të Evropës. Skuadra franceze ka…

23 minutes ago