Categories: Uncategorized

42 shqiptarë të Kosovës të infektuar nëpër botë, 10 prej tyre humbën jetën

Teksa numri i të infektuarve në Kosovë është 604, 128 të shëruar dhe 16 viktima, ka pasur edhe të prekurish madje edhe humbje jetësh jashtë teritorit të Kosovës.

Në një përgjigje të dhënë për Indeksonline nga Ministria e Punëve të Jashtme u tha se deri dje 42 shtetas kosovarë ishin konfirmuar si të prekur me koronavirus dhe 10 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Të lidhura

None found

“Sipas të dhënave të mbledhura nga misionet tona diplomatike, deri më tani nga virusi COVID-19 janë infektuar 42 persona – që janë shtetas kosovarë ose që kanë edhe shtetësi të Republikës së Kosovës. Nga këta të infektuar, 10 veta kanë ndërruar jetë, dhe sipas familjarëve shumica e viktimave kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike, kryesisht nga diabeti apo problemet me frymëmarrje”, u tha ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Media nga kjo ministri.

Ndër të tjerash u theksua se këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat e Kosovës nëpër diasporë.

“Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, përveç marrëveshjeve të mirëkuptimit me qeveritë e vendeve nikoqire për vazhdim të lejes së qëndrimit për të gjithë shtetasit tanë, pa u rrezikuar me penallti, dhe organizimeve për kthimi të organizuar në Kosovë, pas regjistrimit të rasteve emergjente, kanë bërë përpjekje të mbledhin edhe të dhëna për shtetasit tanë që janë prekur nga virusi COVID-19.

Këto të dhëna janë jozyrtare, ngase institucionet shëndetësore publike ruajnë privatësinë e qytetarëve dhe nuk japin të dhëna të tilla personale, përkatësinë etnike ose origjinën e pacientëve. Këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat tona, si dhe nga kontaktet që diplomatët tanë kanë me bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash në Diasporë”, u tha nga MPJ.

Gjithashtu kjo ministri ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të kenë durim dhe kujdes deri në kalimin e kësaj gjendje të vështirë për mbarë njerëzimin.

Përpos kësaj, edhe institucionet e tjera përkatëse të cilët po vazhdojnë të merren nga afër me pandeminë COVID-19 kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë vazhdimisht kujdes të shtuar mbi higjienën, të kenë më pas kontakt me njerëzit në përgjithësi dhe që të qëndrojnë nëpër shtëpi sa më shumë që është e mundur.

Mbrëmë Kosova pati një lajm të mirë pas shumë kohësh, ku numri i të infektuarve pati rënie drastike, gjë kjo që rriti shpresën se kësaj pandemie në vend po i vie fundi

të fundit

Politico: Pesë zhvillime që mund të sjellë humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit për Evropën

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

1 minute ago

Publikohen pamje të reja nga përplasja mes Carrickut dhe Cunhas pas përjashtimit ndaj Romës

Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…

2 minutes ago

Demokratët sigurojnë të dyja dhomat e Kongresit në SHBA, numërimi i votave vazhdon

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

3 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

8 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

9 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

15 minutes ago