Categories: Uncategorized

14 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Kosovë

Dy persona që janë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike.

Katërmbëdhjetë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në kujdesin intensiv. Prej tyre bëhet fjalë edhe për një grua shtatzënë e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkohë, janë 55 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive.

Kështu bën të ditur infektologia Vera Berisha-Ndreja, e cila thotë se priten rezultatet gjatë ditës edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë 55 pacientë të konfirmuar, me COVID pozitiv. Prej tyre në gjendje të rëndë janë 14 pacientë. I llogarisim pacientët të cilët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë deri edhe kritike në mjekimin intensiv që është në kuadër të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve deri më tani i kemi 6 pacientë, por ky nuk është numri i saktë se nga ora në orë mund të ndryshojë”, thotë ajo.

Ajo tregon për gjendjen e pacientes shtatzënë, e cila është në mesin e dy pacientëve të cilët po trajtohen në kujdesin intensiv.

“Gjendja e pacientes shtatzënë është kritike, por për momentin është me parametra vital stabil. Është në mjekimin intensiv, në ventilim mekanik, themi se është e intobuar. Po ashtu edhe pacienti tjetër”, tregon ajo.

Ajo thotë se është pritur ky numër i të prekurve, meqë muaji prill pritet të jetë vendimtar, megjithatë thotë se mund të ketë numër shtuar.

“Sigurisht që do të ketë numër të madh, besoj që do të ketë numër të shtuar, por sa do të ketë as ne nuk e dimë. Vazhdon të mbetet edhe muaji prill kritik, për sa i përket numrit të rasteve të reja… për momentin vetëm në klinikën infektive, nuk është shfaqur nevoja t’i dërgojmë në klinikat tjera të cilat janë të përgatitura dhe të gatshme të pranojnë numrin e të pacientëve. Është e përballueshme gjendja sa i përket numrit të shtretërve në Klinikën Infektive”, shton ajo, raporton KP.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet, që të ndihmojnë edhe stafin mjekësor me fluks më të vogël të pacientëve me koronavirus.

Deri më tani janë konfirmuar 510 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 93 janë shëruar, ndërsa 12 të tjerë kanë humbur betejën e luftimit me këtë pandemi.

të fundit

Vinicius Junior mund të transferohet në Arabinë Saudite, Reali ka gati zëvendësuesin e brazilianit

Real Madridi raportohet se ka shqyrtuar mundësinë për të transferuar Nico Williams si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Junior. Anësori…

1 minute ago

Klauzola 65 milionësh aktivizohet në korrik, dy gjigantët evropianë e duan Araujon

E ardhmja e Ronald Araujos te Barcelona është në pikëpyetje, pasi një klauzolë në kontratën e tij mund të ulë…

9 minutes ago

Milani është i gatshëm të përfshijë një futbollistë në ofertë për transferimin e Xhakës

Milani po përgatit një ofertë për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Sipas burimeve…

11 minutes ago

E BUJSHME/ Ardian Ismajli pranë akordit me klubin e Superligës, mungon vetëm zyrtarizimi

Rënia e ekipit të Empolit nga elita e futbollit italian ka bërë që Ardian Ismajli të shikojë opisione të tjera…

19 minutes ago

E hëna nis me seancë/ Kuvendi shtyu punimet, shkak mungesa e Kryetares Elisa Spiropali

Për shkak të mungesës së Kryeparlamentares Elisa Spiropali, Kuvendi do të mbahet të hënën. Vendimi erdhi pas Konferencës së Kryetarëve,…

48 minutes ago

FIFA heq foton promovuese të futbollistit të Al Ahly për shkak të byzylykut ‘Liri për Palestinën’

FIFA ka vendosur të heqë fotot promovuese të futbollistit të Al Ahly, Hussein el Shahat, përpara ndeshjes së Kupës së…

1 hour ago