Categories: Uncategorized

10 fakte që lidhen me 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.

Kosova do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, rikujton Koha Jonë.

Për përvjetorin e 12-të do të organizohen shumë aktivitete të planifikuara në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Më poshtë 10 fakte rreth kësaj dite të shënuar për shqiptarët e Kosovës.

1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.

të fundit

Juxhini eliminohet nga Big Brother, Brikena: Shpresoj të ma bëjë hallall

Konkurrenti Juxhin Plovishti u eliminua nga gara e Big Brother, pas 17 ditësh qëndrimi. Ai ishte ne televotim me Selin…

6 hours ago

Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar…

6 hours ago

Horoskopi 11 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk…

7 hours ago

Marrëdhënia e komplikuar Stelina-Keijsi, opinionisti Arbër Hajdari: Kanë rënë dakord nga jashtë për ‘serial’

Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur mosbesues ndaj marrëdhënies së komplikuar mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët herë pas here kanë…

7 hours ago

Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë

Është publikuar raporti mjekësor për Berat Gjimshitit, mbrojtësin kuqezi i Atalantës, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Torinos,…

7 hours ago

Tensionohet situata/ Selin kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk dua të dal pa fytyrë

Pas debateve të shumta për marrëdhënien e saj me Mirin, Selin kërkoi të linte shtëpinë e Big Brother. Mbrëmjen e…

7 hours ago