Categories: maqedoni

Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në Sllupçan të komunës së Likovës.

Të lidhura

None found

“I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.

të fundit

Zëvendëspresidentja argjentinase i quan anglezët “piratë uzurpues” dhe ndez debatin para gjysmëfinales

Para gjysmëfinales së Kupës së Botës, zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, ka injoruar këshillën e përzgjedhësit Lionel Scaloni për të…

7 minutes ago

Ëndrra e Dritës u shua në shtesë: Si e humbën kampionët kosovarë kualifikimin dhe 1.7 milionë euro

Drita nuk arriti ta përsërisë suksesin e edicionit të kaluar, kur u bë skuadra e parë nga Kosova që kaloi…

10 minutes ago

Përplasje Korreshi-Noka për kreun organizativ të PD-së/ Zbulohen emrat në garë për 3 nënkryetarë dhe strukturat drejtuese

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të vendosur mbi pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Në balotazh janë Flamur Noka,…

10 minutes ago

Spanja tallet me yllin francez prej 150 milionë eurosh pas fitores në gjysmëfinale, zbulohet video nga dhoma e zhveshjes

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinalen e…

11 minutes ago

Kritika ndaj FIFA-s në prag të gjysmëfinales, dyshime mbi zgjedhjen e arbitrit për sfidën Angli–Argjentinë

Ish-gjyqtari i Ligës Premier , Mark Halsey, thotë se është i befasuar nga vendimi i FIFA-s për të aktivizuar Ismail…

21 minutes ago

Aktori Klodian Hoxha pjesë e një seriali serb, tregon prapaskenat dhe planet për kinemanë

Aktori shqiptar Klodian Hoxha i është bashkuar kastit të një seriali që do të shfaqet në televizionin shtetëror të Serbisë.…

24 minutes ago