Categories: Uncategorized

Kolegji i Kryetarëve të PD: Brenda 15 korrikut të zgjedhim kryetarin e ri

Kolegji i Kryetarëve në PD ka dalë me një deklaratë urgjente mbrëmjen e sotme, ku kërkon zgjedhjen e kryetarit të ri brenda datës 15 korrik.

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, ndryshe nga sa u diskutua në mbledhjen e grupit të ceputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi, kërkon me urgjencë zgjedhjen e një kryetari të ri, në mënyrë që partia të nisë oranizimin e menjëhershëm dhe pa asnjë vonesë për përgatitjen për zgjedhjete  ardhshme elektorale.

Të lidhura

None found

Kërkohet gjithashtu që të mos humbet më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.

Grupi parlamentar i PD doli me një plathormë sot, sipas të cilës kërkohet riorganizimi i Partisë Demokratike me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

Një tjetër qëllim është krijimi i një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit nëpërmjet tre hapave: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale; fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege dhe në fund procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Deklaratë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike:

Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,

– dorëheqja e kryetarit më qëllim për t’i hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,

– kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,

– kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,

– propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve

Të gjitha këto përpjekje u refuzuan.

Është humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.

Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetëmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjësimin e saj.

Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shprese për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve.

Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.

Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.

Kolegji i Kryetarëve të PD

të fundit

Romina Kuko: Pakënaqësia e qytetarëve është grumbulluar, por thirrjet për zhbërjen e shtetit janë shqetësuese

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar protestat e fundit në vend, duke deklaruar se pas tyre qëndron një…

19 minutes ago

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, rreth 30 persona përfundojnë në spital

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë…

31 minutes ago

Malisheva nis largimet para sfidës me Vllazninë, largohet edhe ish-mbrojtësi i Superiores

VllazniaKlubi i Malishevës ka nisur të spastrojë ekipin në prag të Kupave të Evropës, aty ku në fazën e parë…

44 minutes ago

“Për herë të parë po sfidohet pushteti i tij” – Washington Post për protestat në Shqipëri: Gjenerata Z ia prish llogaritë Ramës

Nga: Agon Maliqi Politolog nga Kosova dhe bashkëpunëtor i lartë në Atlantic Council Washington Post/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi…

44 minutes ago

“Don’t even think about resigning”/ Rama publishes a citizen’s message: Nothing can stop us

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i…

48 minutes ago

Currency Exchange Today/ Here Is How Much the Main Currencies Are Bought and Sold For and How Other Currencies Are Moving

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me…

49 minutes ago