Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka folur për protestat e ditëve të fundit, duke thënë se ato pasqyrojnë një pakënaqësi të grumbulluar të qytetarëve, por njëkohësisht ka shprehur shqetësim për atë që e konsideron si thirrje për zhbërjen e shtetit dhe përpjekje për destabilizim.
Ajo u shpreh se Partia Socialiste dhe grupi parlamentar i saj kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim të matur ndaj zhvillimeve, ndërsa theksoi se vetë fakti i protestave tregon se demokracia funksionon dhe se qytetarët janë të lirë të artikulojnë pakënaqësitë e tyre. Sipas saj, disa nga organizatorët kanë ndikuar negativisht në kohezionin social, ndërsa ngriti edhe shqetësime për përfshirjen e ish-ushtarakëve dhe faktorëve të tjerë që, sipas saj, mbështesin thirrje për shpërbërjen e shtetit.
None found
Kuko tha se këto zhvillime duhet të vlerësohen nga institucionet që merren me sigurinë kombëtare, si edhe nga organet e drejtësisë, duke nënvizuar se thirrjet për zhbërjen e shtetit krijojnë pyetje serioze për stabilitetin institucional.
“Është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve që janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit. PS dhe grupi parlamentar kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm. Fakti që kemi protesta të tilla tregon që demokracia është e suksesshme. Sot, edhe me retorika më të ashpra, secili është ndjerë i lirë të protestojë. Disa nga organizatorët e protestës kanë kryer dëme në kohezionin social.
Shqetësimi i madh ka të bëjë dhe me angazhimin e disa aktorëve militarë dhe me influenca të caktuara. Edhe ish-ushtarakë ndalin dhe mbështesin thirrje për shpërbërje të shtetit, që janë shkruar të zeza mbi të bardhë, dhe më bën të dyshoj për një aleancë të rrezikshme. Institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, besoj, duhet të ketë dhe involvim i prokurorisë. Të dalësh të thuash që do të zhbëjmë shtetin, ndërkohë që bota demokratike ka shtyllat e shtetit dhe institucionet, por çfarë ndodh me hierarkinë e policisë, ushtrisë, janë shumë pikëpyetje që duhet të përgjigjen. Ka tentativë për destabilizimin e Shqipërisë.”, tha ajo.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në NCN TV, deklaroi se nuk…
Kjo video është momenti kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos 32-vjeçarin Vildan Këpeca në mjediset e brendshme të poliklinikës në Shkodër.…
Mbrojtësi i Tottenhamit, Cristian Romero, preferon të transferohet te Barcelona, pavarësisht interesimit të Interit dhe Atletico Madridit, raporton Diario Sport.Sipas…
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për tentativë grabitjeje në një kazino, ku sipas hetimeve, kishte kërcënuar…
Një i ri 18-vjeçar është dënuar me tre vite burg në Britani, pasi përplasi një këmbësor 84-vjeçar me automjet, e…
Data 30 shtator është kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian pritet të…