Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjete sociale nëpërmjet një postimi në instagram, lidhur me një ngjarje për të cilën zbulon se i ka ndodhur së fundmi.
Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.
Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.
Së fundmi është folur për një ndarje të mundshme të një prej çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku të cilët me një veprim të bërë së fundmi ku nuk ndiqen në instagram, kanë bërë që të ngrihen dyshimet për një krisje të marrëdhënies mes tyre.
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…
Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…
Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…
Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…