Categories: Uncategorized

“Ju jap 1 milionë euro, na lini të ikim”, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë

Mbrëmjen e 19 prilli, policia arrestoi  Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë në kërkim për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.

Sipas Euronews, në momentin e arrestimit Rraja i ka ofruar policëve 1 milionë euro në këmbim të lirisë.

Të lidhura

None found

Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar. Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrveshje në këmbim të lirisë.

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

Kush është Ramazan Rraja

Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Rraja rreth 3 vite më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Rraja gjithashtu është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë dhe sipas mediave atje, ai është një nga kokat e një organizate droge shqiptaro-letoneze që tregtonte miliona euro kokainë, duke përfshirë aktivitetin edhe portet e Antwerpen dhe Vlissingen.

Po ashtu Rraja është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare qysh prej datës 17 janar 2023, pasi GJKKO e ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj tij.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Rraja ka qenë shpallur në kërkim dhe  pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e “Flay Dubai” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës së 17 korrikut, duke dhënë pretendimet e tij dhe më tej është lënë i lirë.

Në 15 nëntor 2022 Rramazan Rraja dhe tre persona të tjerë shokë të tij, janë shoqëruar në policinë e Tiranës dhe marë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishaj, i cili prej disa vitesh qëndron si resident në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005./albeu.com

të fundit

Kosovo Security Force recovers lifeless body from Batllava Lake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ekipet e saj kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të…

1 second ago

Rodri synon me ngulm një kalim te Real Madridi këtë verë

Rodri dëshiron të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere, sipas gazetarit të Radio MARCA, Sergio Valentin.Sipas raportimit, trajneri i…

9 seconds ago

Suspicious Payments for Phantom Workers, Experts Demand Accountability from Former “Civil Defense” Members

Që nga viti 2016, kanë marrë paga pa qenë të pranishëm në vendin e punës. Së fundmi është marrë vendimi…

24 seconds ago

Çfarë ka ndodhur? Aktori i njohur turk ndërpret pushimet dhe kthehet me urgjencë në Stamboll

Aktori i njohur turk, Burak Çelik, është përballur me një zhvillim të papritur ligjor, i cili e ka detyruar të…

5 minutes ago

Residents of Malbardhë village in Kurbin protest over deteriorated road: In winter it becomes impassable

Mungesa e investimeve në infrastrukturë, ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin, të cilët kërkojnë ndërhyrje të…

7 minutes ago

Escalation of US-Iran Conflict Drives Oil Prices Up 3%

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 3% pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilët…

7 minutes ago