Categories: Uncategorized

Goditen nga stuhitë dhe tornadot katër shtete në SHBA, 20 persona të vdekur

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që kanë goditur katër shtete në SHBA në fundjavë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

tornado shba

Të lidhura

None found

Shtatë njerëz vdiqën në veri të Teksasit, tetë në Arkansas, tre në Kentuki dhe dy në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe gati 500.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete të dielën.

Stuhitë shkaktuan dëme të mëdha nga veriu i Dallasit deri në veriperëndim të Arkansasit. Të hënën, meteorologët thanë se tani me rrezik të madh do të përballet lindja, një pjesë e madhe e vendit nga Alabama deri në Nju Jork Siti.

Guvernatori i Kentukit, Andy Beshear, shpalli gjendje emergjente të hënën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social X.

Në Teksas, rreth 100 njerëz u lënduan dhe më shumë se 200 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan, tha guvernatori Greg Abbott.

“Shpresat dhe ëndrrat e familjeve dhe bizneseve të vogla të Teksasit janë shkatërruar nga stuhitë e njëpasnjëshme”, tha Abbott, shteti i të cilit është përballur me mot të lig, përfshirë stuhi të cilat vranë tetë njerëz në Hjuston në fillim të këtij muaji.

Pjesa qendrore e SHBA-së është përballur me mot vdekjeprurës këtë muaj.

Tornadot në Ajova vranë pesë njerëz dhe lënduan dhjetëra të tjerë javën e kaluar. Në prill u shënua numri i dytë më i madh i tornadove në vend.

Meteorologët dhe autoritetet i paralajmëruan qytetarët të kërkonin strehim urgjent, pasi stuhia po marshonte drejt këtyre shteteve të shtunën dhe të dielën.

Stuhi të fuqishme parashikohet të ketë në Illinojs, Misuri, Kentuki dhe Tenesi. Meteorologët thanë se Karolina e Veriut dhe Virxhinia përballen me mot të lig nga 27 maji./REL

Tags: SHBATORNADO

të fundit

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…

3 minutes ago

Dozens of police officers and vehicles surround Skanderbeg Square as protesters gather near Rinia Park

Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…

4 minutes ago

Police launch harsh crackdown at protest, using tear gas, stun grenades and chemically treated water

Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…

4 minutes ago

Tensions continue in Tirana as police disperse young people with water cannons and tear gas near the center

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…

5 minutes ago

Protesters disperse across several areas of Tirana and set fire to rubbish bins

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…

5 minutes ago

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

5 minutes ago