Categories: Uncategorized

Top 10 vendet shqiptare më të ekspozuara në Instagram (FOTO LAJM)

Pavrësisht madhësisë së saj, Shqipëria i ofron turistëve gjithçka që ata do të mund të dëshironin të vizitonin: male, plazhe, dhe qytete historike. Nga kryeqyteti i vendit, Tirana, në qytetet antike dhe malet që të lënë pa frymë, apo dhe ujërat mahnitëse të Rivierës, Shqipëria është plot me vende që janë tejet të instagramueshme. Le t’i hedhim një sy!

1. Riviera Shqiptare
Të udhëtosh përgjatë bregdetit në Shqipëri është një nga aventurat më mbresëlënëse që mund të ndërmarrësh në jetë. Riviera shqiptare është “shtëpia” e disa prej plazheve më të bukur të detit Mesdhe, si plazhi i Dhërmiut, Drimadhes, Borshi, Piqeras, Lukova, apo Ksamili, vetëm për të përmendur disa. Është thjesht e pamundur për të mos shkrepur fotografi fantastike përgjatë vijës së egër bregdetare të jugut të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

2. Berat
Qyteti i Beratit, pjesë e UNESCO-s, është i tejmbushur me pasuri kulturore, arkitekturore, muze, shtëpi tradicionale të bardha të periudhës osmane, kisha të fshehura, si dhe xhami që do t’ju lënë pa fjalë. Mos humbisni Kalanë e Beratit, një nga kalatë më të mëdha të Ballkanit ende e banuar, që ofron panorama sugjestive. Është vendi i duhur për të bërë dhe foto të mrekullueshme instagrami.

3. Alpet Shqiptare
Majat dramatike të Valbonës, Thethit e Vermoshit, ofrojnë disa nga peizazhet më impresionuese dhe evokative në Tokën e Shqiponjave. Liqene akullnajore, lumenj dhe faunë e egër, lugina të gjelbra, pyje të shumta, si dhe fshatra me shtëpi prej guri ku barinjtë jetojnë ende si në kohërat e vjetra. Nëse doni një shkëputje nga turmat e qytetit, nuk ka vend më të mirë për t’u shplodhur.

4. Parku Arkeologjik i Butrintit
Një mikrokozmos i kulturës së Mesdheut, që çudërisht ngjan i lirë nga turistët edhe në pikun e sezonit: mirësevini në Parkun Arkeologjik të Butrintit që është listuar si trashëgimi botërore nga UNESCO. I banuar që nga kohët e lashta, Butrinti ka qenë fillimisht një koloni greke, pastaj një qytet romak, e më vonë peshkopatë. Vendi i duhur dhe për disa foto unike!

5. Gjirokastër
Qyteti i listuar në UNESCO, i pozicionuar në jug të Shqipërisë, është thjesht magjik. Rrugët e shtruara me gurë gëlqerorë, shtëpitë e periudhës osmane si dhe pazari tradicional tërheqin turistët, por ylli i vërtetë i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës. Shkoni në majë të kalasë dhe fotografoni qytetin si dhe malet që e rrethojnë.

6. Liqeni i Komanit
Kanionet e thella, malet e thyera mbi liqen dhe lumenjtë e egër, do t’ju lënë pa frymë, nën shkëlqimin e liqenit. Udhëtimi prej tre orësh me anije që lidh Komanin me Fierzën përgjatë liqenit përmes peizazhit të jashtëzakonshëm malor është një nga eksperiencat më fantastike në Shqipëri. Kaloni pak kohë duke u relaksuar në lumin e Shalës, një lumë i bukur dhe i egër ende i paeksploruar, që ju mundëson të bëni disa foto spektakolare.

7. Korça
Male, gatim i shkëlqyer dhe lehtësi për të vizituar jo një por tre nga liqenet më të vjetër të Ballkanit (Ohri dhe dy liqenet e Prespës) – ky qytet duket se i ka vërtet të gjitha! Korça, e njohur dhe si “Parisi i vogël”, falë stilit francez të vilave apo kafeneve tërheqëse, është një qytet elegant me një trashëgimi kulturore të pasur, e akoma më tepër peizazhe tërheqëse.

8. Shkodër
Një përzierje unike e kulturave të ndryshme dhe stileve arkitekturore, maleve të paprekura, liqeneve, lumenjve dhe rrënojave antike të mrekullueshme: kjo është Shkodra, kryeqyteti kulturor i Shqipërisë! E mbushur me histori, art dhe kulturë, Shkodra është një pikat kryesore të turizmit në vend, me Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi që nuk duhet humbur! Për pamjet më të mira mbi qytet dhe liqen, shkoni në Kalanë e Rozafës!

9. Kruja
Kruja është “shtëpia” e një kështjelle të vjetër, aty ku Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu luftoi për gati 40 vite kundër trupave të Perandorisë Osmane, e ku ndodhet dhe pazari më i famshëm në Shqipëri, Pazari i Vjetër, i rinovuar së fundmi duke i qëndruar besnik arkitekturës origjinale osmane. Në Pazar, do të gjeni tapete të punuara në mënyrë artizanale, veshje tavoline unike, si dhe çorape kurioze të punuara me dorë nga artizanët lokalë: vendi i persosur për të shkrepur fotografi shumëngjyrëshe.

10. Tirana
Qendra e qytetit të Tiranës është një kryqëzim rrugësh të mbushura me galeri arti, muze, kafene, si dhe restorante të shkëlqyera. Filloni vizitën tuaj nga sheshi “Skënderbej”, pika kryesore orientuese e qytetit, e pastaj bëni një tur në Muzeun Historik Kombëtar, për ta përfunduar me një vizitë tek Piramida apo Parku i Madh. Për foto të lezetshme instagrami shkoni në zonën e ish-Bllokut, lagjen më të gjallë në qytet, plot me murale të ngjyrosura. /intoalbania/

të fundit

Arjeta Roshaj në paraburgim 30 ditë, zbardhet deklarata e saj për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…

3 minutes ago

30 ditë paraburgim për Arjeta Roshajn, e dyshuar për vrasjen e ndodhur në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më…

4 minutes ago

Para prezantimit të Liridon Latifit, FC Qyzyljar shkarkon trajnerin Milich Churchic

Liridon Latifi kur ishte pjesë e ekipit të TiranësSiç është raportuar disa javë më parë nga “Newsport [...]Read More...

11 minutes ago

Burgim i përjetshëm për Altin Kukën, Gjykata e Fierit jep vendimin për vrasjen e dyfishtë në Kurjan

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…

15 minutes ago

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës pezullon për pak minuta seancën në Kuvend, Balla kërkon ndërprerje

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…

15 minutes ago

Arsovski: Votimi elektronik duhet t’u mundësohet edhe qytetarëve që jetojnë në vend

Analisti Petar Arsovski thotë se ideja për votim elektronik duhet të ndahet nga motivi politik dhe ai shtetëror."Duhet ta ndajmë…

20 minutes ago