Categories: Uncategorized

Surprizë nga tropojanët, aktorja merr mes lotësh postin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Filmi “I love Tropoja” nisi dje turin dhe vendi i parë ku u shfaq ishte pikërisht Tropoja. Filmin e ndoqën në Pallatin e Kulturës rreth 1200 tropojanë të cilët e mirëpritën plot të qeshura e duartrokitje këtë film. Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”. Ndërsa Arjola Demiri u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës.

Ky emërim ishte surprizë për aktoren e cila u përlot gjatë fjalimit të saj.

Të lidhura

None found

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti. Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore.

Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën. U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve. Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim.

Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën. Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidha poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, u shpreh Arjola.

të fundit

Vranësira dhe reshje shiu në vend, ja si do të jetë moti sot, 22 tetor 2026

Sot vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin…

21 seconds ago

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

7 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

7 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

7 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

7 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

7 hours ago