Sot askush nuk do ta mund ta imagjinonte Diego Simeonen te Real Madrid apo Zinedine Zidanen te Barcelona.
Por, nëse do të kthehemi në kohë, kjo gjë do të ishte shumë normale.
None found
Në arkivat e gazetave janë gjetur disa intervista të protagonistëve, karriera e të cilave ka shkuar në anën e kundërt, nga dëshirat që kishin shprehur.
Rafael Marquez dëshironte të vishte fanellën e Real Madrid
Rafa Marquez ishte pjesë e Barcelonës më të mirë në histori. Ai nënshkroi për ekipin e parë në vitin 2003 dhe u largua në vitin 2010, pasi fitoi gjithçka. E ardhmja e reprezentuesit të Meksikës ka mundur të jetë shumë e ndryshme. Në një intervistë për Marca në vitin 2001, ai supozonte se do të luante për Real Madrid. “E vërteta është se unë e shoh veten e veshur me të bardha”, kishte deklaruar Marquez.
Diego Simeone kërkonte Real Madridin
Simeone ka thënë disa herë se kurrë nuk do të stërviste Real Madrid. Diçka që i përgjigjet logjikës së të qenit idhull i Atleticos. Por para se të nënshkruante me këtë skuadër, ai luajti për Sevillan, ku la një fjalë që edhe sot mbahet mend. “Unë do të largohesha nga Sevilla për të shkuar në Madrid. Të thuash ndryshe do të ishte një gënjeshtër, dhe si profesionist është normale që unë të aspiroj të jem në një nga klubet më të mira”, ka deklaruar Simeone për Marca në vitin 1994.
Zinedine Zidane pati preferuar Barcën para Real Madrid
Zinedine Zidane është një idhull i Real Madrid, për atë që ka bërë me këtë skuadër si lojtar dhe pastaj si trajner. Por, para se të nënshkruante me Real Madrid, për Zidanen nuk paraqiste problem të luante me Barcelonën. Në një intervistë për Don Balon, Zidane ka thënë: “Në Spanjë ka dy skuadra që çdo futbollist do të dëshironte të luante. Barcelona dhe Real Madrid. Mes tyre, unë preferoj Barcelonën. Si fëmijë më kanë pëlqyer dy ekipe: Juventus dhe Barcelona. Tani unë luaj te Juventus, mbase në të ardhmen mund të luaj në ‘Camp Nou’.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…