Categories: Uncategorized

Si rrallëherë, Princi William flet për dhimbjen që i shkaktoi humbja e së ëmës (FOTO LAJM)

Princi William dhe Dukesha Kate janë izoluar në shtëpinë e tyre në Anmer Hall së bashku me fëmijët. Megjithatë ata nuk e kanë lënë pas dore punën dhe takimet virtuale. Së fundmi, Princi William mori pjesë edhe në një dokumentar të BBC, dedikuar shëndetit mendor, që do të transmetohet këtë javë.

Gjatë dokumentarit, William u tregua i sinqertë rreth shëndetit të tij mendor:

Të lidhura

None found

“Unë dhe Catherine mbështesim njëri-tjetrin dhe i kalojmë momentet e vështira bashkë. Ne evoluojmë dhe mësojmë bashkë. Por mendoj se gjërat emocionale dalin atëherë kur nuk e pret ose ndoshta atëherë kur ti mendon se i ke përballuar me sukses.”

William rrëfeu gjithashtu si e ndryshoi emocionalisht fakti që u bë baba dhe tregoi si asnjëherë më parë si e ndryshoi eksperiencën e tij si baba ndarja nga jeta e së ëmës.

“Të bëhesh me fëmijë është një nga momentet që të ndryshon totalisht jetën… Mendoj se kur ke kaluar diçka traumatike në jetë – si për shembull, babai yt s’ka qenë pranë teje, nëna vdiq kur isha ende shumë i ri – emocionet rikthehen fuqishëm, sepse është një fazë shumë ndryshe e jetës tënde dhe s’ke askënd pranë të të ndihmojë. Dhe ndonjëherë kjo gjë më mbyste… Ardhja e fëmijëve është nga momentet më të mrekullueshme të jetës, por njëkohësisht edhe një nga më të frikshmet”, -u shpreh ai.

Edhe pse William nuk flet pothuajse kurrë për të ëmën, ai rrëfeu vitin e shkuar se humbja e saj ishte një dhimbje si asnjëlloj dhimbjeje tjetër. Duke qenë se ai e ka të vështirë të flasë për humbjen e nënës së tij, duhet vlerësuar fakti që e bëri këtë gjë vetëm për ndihmuar në destigmatizimin e të folurit rreth shëndetit mendor.

të fundit

Pas dështimit për Vinicius Junior, cilat janë opsionet e Arsenalit në merkato?

Arsenali po hyn në fazën e fundit të afatit kalimtar së verës me disa objektiva të qartë, pasi nuk arriti…

2 hours ago

Rezvani zbulon Beast X me 1,560 kuaj fuqi, vetëm pesë ekzemplarë në mbarë botën

Rezvani Motors ka prezantuar Beast X, një hiper-makinë amerikane me performancë ekstreme, e ndërtuar mbi bazën e Corvette-s së gjeneratës…

2 hours ago

Volkswagen përballet me presion të madh, Porsche SE kërkon masa të menjëhershme

Aksionari më i madh i Volkswagen, Porsche SE, i ka bërë thirrje kompanisë gjermane të ndërmarrë masa të menjëhershme për…

2 hours ago

Shenja e vogël që ju tregon në cilën anë ndodhet kapaku i karburantit

Automobilat modern janë të mbushur me shenja dhe zgjidhje praktike që shumë shoferë rrallë i vërejnë. Një prej tyre është…

2 hours ago

Horoskopi 11 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Dita është e mirë për aktivitete krijuese, ngjarje festive dhe fushata promocionale. Ju mund të përqendroheni në një ide…

2 hours ago

Let it pay for all the people it has killed” / Trump demands compensation from Iran for victims and wounded

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të kërkojë që Irani të paguajë kompensim për personat…

2 hours ago