Italia është shteti i cili po pëson humbjen më të madhe nga koronavirusi në Europë. Këto pamje vijnë nga Bergamo e tregojnë më shumë se gjithçka tjetër atë që po ndodh në një pjesë të Lombardisë. Janë pamjet e më shume se 40 arkivoleve që presin radhën në kishën pranë varrezave të Bergamos.
Kisha është e madhe, por tani nuk ka më vend. Ashtu si sistemi i shëndetësisë, edhe varrezat kanë vështirësi të përballojnë situatën. Komuna kërkon punë pa ndërprerje, 24 orë në ditë. Një ekip i Reuters dëshmoi 2 varrime në një orë, përgjatë 6 orëve qëndrimi atje.
None found
Por, arkivolet janë shumë më shumë. Të afërmit lejohen të hyjnë në varreza dhe t’i thonë lamtumirën të dashurve të tyre, në numër të kufizuar dhe duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, shkruan a2cnn.
Shifrat janë të pamëshirëshme: 405 nga 2158 viktimat e konfirmuara në Itali, janë në Bergamo, ndërsa të infektuarit janë dyfishuar në me pak se 4 ditë.
Mjekët dhe infermierët janë të sfilitur dhe rrëfimet nga spitali flasin për një sistem në kolaps.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…