Forcat e sigurisë tajlandeze kanë ekzekutuar ushtarin i cili vrau 26 vetë në qytetin Nakhon Ratchasima.
Jakraphanth Thomma ekzekutoi të shtunën eprorin e tij e më pas vodhi armë nga një kamp ushtarak, të cilat i përdori për të vazhduar sulmin nëpër rrugë dhe në një qendër tregtare në Nakhon Ratchasima, të njohur gjithashtu si Korat.
Agresori, që kishte postuar dhe materiale nga ngjarja në mediat sociale, u qëllua për vdekje pasi u arrit të bllokohej gjithë natën në ndërtesë. Bilancin e shtuar të viktimave, që fillimisht besohej të ishin tek 20, e dha kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha. Pesëdhjetë e shtatë persona janë plagosur.
“Ishte e paprecedent dicka e tillë në Tajlandë dhe unë dua që kjo të jetë hera e fundit që ndodh një krizë si kjo,” tha ai pasi vizitoi të plagosurit në një spital në Nakhon Ratchasima. Sipas shefit të ekzekutivit, arsyeja e gjakderdhjes duket të ketë qenë fakti që Jakraphanth besonte se e kishin mashtruar për një marrëveshje pronësie.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…